LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Paolillo: Kaka asnjëherë nuk e ka kërkuar largimin nga Milani

Agjenti Paolillo: Kaka asnjëherë nuk e ka kërkuar largimin nga Milani

Agjenti Gaetano Paolilo ka zbuluar se si Kaka kishte refuzuar kalimin te Manchester City, i ishte ofruar Interit dhe nuk kishte kërkuar kalimin te Real Madridi.

Agjenti e kishte zbuluar legjendën braziliane në majin e vitit 2003, derisa po luante për San Paulon.


“Ai po rikthehej nga një lëndim, por ishte kalues, pasi shënonte gola dhe asistonte, por asi lehtësisht mund t’i kishte dy apo tri vite”, ka thënë Pailillo për MilanNews.it.

“Unë e kisha prezantuar vetën te babai i Ricardos, duke i thënë se për cilën skuadër ëndërronte të luante ai. Ai më tha se ishte Milani”.

“Ju thash të bëheshin gati, por atëherë ishte e vështirë pas Adrian Galliani kishte Manuel Rui Costan dhe Rivaldon në rolin e trekuartistëve”.

“Ia ofrova Interit më pas, por Hector Cuper nuk e dinte çfarë të bënte me Kakan në skemën 4-4-2. Askush nuk ishte i interesuar”.

“Më pas, Milani më telefoni edhe vendosi të transferonte atë dhe pjesë tjetër është histori. Por, në vitin 2009 Manchester City kishte tentuar transferimin e tij, mirëpo Kaka e kishte refuzuar menjëherë”.

“Mirëpo, kam zbuluar se Real Madridi kishte pyetur për Kakan çdo vit nëse ishte në shitje. Në ndeshjet e tij të fundit me Fiorentinën në vitin 2009, Milani kishte marrë vendim ta shiste edhe pse Ricardo u kishte bërë me dije se ai nuk dëshiron të largohet”, ka shtuar më tej ai.

Kaka më pas ishte rikthyer te Milani, për të kaluar më vonë te Orlando City e San Palo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori