LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Gabigolit sqaron situatën e sulmuesit brazilian

Agjenti i Gabigolit sqaron situatën e sulmuesit brazilian

Agjenti i Gabriel Barbosas këmbëngul se sulmuesi brazilian është i lumtur në Inter dhe skuadra italiane dëshiron të mbajë atë në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi brazilian, i njohur si Gabigol, ka luajtur vetëm 21 minuta për Nerazzurrët që nga transferimi nga Santos në verë, duke çuar në spekulime se ai mund të jetë i huazuar diku gjatë afatit të janarit.


Gabigol i dhuron fitoren Interit në miqësore me një gol të bukur (Video)
Lexo po ashtu Gabigol i dhuron fitoren Interit në miqësore me një gol të bukur (Video)

Megjithatë, agjenti i tij, Wagner Riberio ka treguar se braziliani ka një kontratë me Interin dhe dëshiron të qëndroj pjesë e klubit pasi është i lumtur, ashtu sikurse Interi që mendon ta mbaj atë.

“Nuk ka asgjë të re tani. Ai ka një kontratë me Interin dhe nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme. Personalisht, askush nuk ka kontaktuar me mua”, ka thënë Ribeiro për FantaGazzetta, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk e di nëse dikush ka folur me Interin, por kjo do të bëhet e qartë shumë shpejt. Në ditët e ardhshme unë do të jetë në Milano dhe ne do të të marrë vesh situatën e klubit, që duan të mbajnë atë dhe nuk e le të shkojnë askund”.

“Gabigol dëshiron t’i tregoj vlerat e tij te Interi”
Lexo po ashtu “Gabigol dëshiron t’i tregoj vlerat e tij te Interi”

“Gabriel është i lumtur në Inter, ai me të vërtetë ka kërkuar për të ardhur këtu dhe ai dëshiron për të lënë shenjat e tij me këtë fanellë”.

“Është normale që ai ka nevojë për të luajtur më shumë për të treguar cilësinë e tij të padiskutueshme, por ai është duke punuar shumë çdo ditë”, përfundoi agjenti i Gabigolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori