Agjencia Kundër Korrupsionit, ka konstatuar se emërimi i Hajriz Kocës në pozitën e sekretarit në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është konflikt i interesit.

Siç njofton Agjencia Kundër Korrupsionit, Hajriz Koca para emërimit në pozitën e sekretarit në Ministrinë e Inovacionit ishte këshilltar politik i ministrit të po kësaj ministrie, dhe se kjo situatë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrim të këtij funksioni, transmeton Telegrafi.

Dyshimi se përzgjedhja dhe emërimi i tij është bërë në kundërshtim me disa dispozita të Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrim të funksionit publik tashmë është konstatim i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Agjencia kërkon nga Ministria e Inovacionit që të fillojë procedurat për shkarkimin e sekretarit Hajriz Koca.

Agjencia ka bërë të ditur se për gjithë këtë sekretari Hajriz Koca, ka qenë i njoftuar./Telegrafi/