LAJMI I FUNDIT:

Agim Çeku në një vjetorin e themelimit të Ushtrisë: Sot ndjehem i përmbushur

Agim Çeku në një vjetorin e themelimit të Ushtrisë: Sot ndjehem i përmbushur

Ish-Komandanti dhe ish-drejtuesi ushtarak i UÇK-së, TMK-së, FSK-së pothuaj në të gjitha proceset general-lejtnant Agim Çeku ka folur në ‘RADIO 1’, me rastin e një vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Agim Çeku dikur edhe kryeministër, ministër e zv/ministër është shprehur se pjesa më krenare e jetës së tij është ushtria dhe se ai ndjehet ushtarak. Sot në një vjetorin e themelimit të ushtrisë Çeku thotë se ndjehet i përmbushur.


“Sot një vit ishte një mbyllje e suksesshme e një procesi të gjatë. Rruga drejtë 14 dhjetorit filloi shumë herët. Ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica. Personalisht jam shumë krenarë se jam një ndër akterët që kam arritur ta mbështes këtë proces. Kam qenë në detyra të ndryshme, por unë jam ushtarak, tërë jetën ushtarak. Andaj sot besoni, ndjehem i përmbushur. Kosova ka ushtri moderne me standarde të NATO-së.”-thotë Agim Çeku.

Një vit nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Lexo po ashtu Një vit nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Çeku duke folur për transformimin, është ndalur tek periudhat me rëndësi që ndikuan deri tek themelimi i ushtrisë së vendit.

“UÇK-ja ishte e gjitha me njerëz ushtarak pa përvojë, trima me dashuri për vendin. TMK ishte sukses i jashtëzakonshëm. Aty treguam dhe ndërtuam kulturë ushtarake. Më pas erdhi FSK një tregim shumë i suksesshëm. Kështu arritëm deri tek Ushtria e stome, ushtri i cila sot kudo që shkon, ndërhynë, operon, ta dini se janë më të mirët. Kosova të jetë krenarë me ta. Çmimi ka qenë i madh për çdo gjë. Dëshmorët, gjaku i tyre, e ka vulosur edhe këtë ushtri të sotme të paqes. Atë nuk guxojmë ta harrojmë.”-shprehet Çeku për ‘Radio 1’

Gjeneral-lejtnant Agim Çeku ka dhënë porosi edhe për ushtarët në detyrë.

“Ushtarët janë aty për shërbim dhe sakrificë dhe nuk duhet të harrojnë se mund të vij dita të sprovohen. Unë çdoherë e kam ditur se do vij dita të sprovohem. Andaj ushtarët ta kryejnë punën me nderë e profesionalizëm siç po e bëjnë. Tani janë tjera kohëra, luftëra më nuk ka, por ushtria është ushtri dhe ushtari-ushtar, kurdoherë ushtar.”-përfundoi Çeku./Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori