LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri i rritë shpenzimet e luksit (Dokument)

Agim Bahtiri i rritë shpenzimet e luksit (Dokument)

Komuna që udhëhiqet nga milioneri i deklaruar, Agim Bahtiri, ka filluar ti rrisë dukshëm shpenzimet e luksit nga buxheti i shtetit.
Në raportin e shpenzimeve për vitin 2015, të cilin e posedon Gazeta Fjala, shihet se Komuna e Mitrovicës vjet ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro më shumë se një vit më parë për udhetime jashtë vendit, derivate e shpenzime të gjykatës.

Derisa për udhëtime, në vitin 2014 kjo komunë kishte shpenzuar 26 mijë e 408 euro, ky shpenzim është rritur në 31 mijë e 286 euro vitin e kaluar.


agim-watermark

Edhe në derivate e lëndë djegëse Mitrovica ka rritur shpenzimet nga viti 2014 kur kishte 275 mijë e 650 euro në 293 mijë e 245 euro në vitin 2015, shkruan Gazeta Fjala.

Këto shpenzime në rritje paraprihen edhe nga shpenzimet e përfaqësimit si dhe shpenzimet për vendimet e gjykatave.
Nga 11 mijë e 638 euro sa ishin një vit më parë ato janë rritur në 24 mijë e 502 euro.

Ndërkaq, për shpenzimet për vendimet e gjykatave kjo komunë ka shpenzuar nga 14 mijë në 67 mijë euro, raporton Gazeta Fjala.
Megjithatë, krahasuar në total, kjo komunë ka shpenzuar rreth 100 mijë euro më pak nga kursimet e buxhetit komunal në shërbimet kontraktuese, shpenzimet e marketingut, shërbimet e telekomunikimit, blerjen e mobileve dhe kategorinë e shpenzimeve tjera. /Gazeta Fjala/Telegrafi/