LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi: FFK i ka marrë të gjitha masat, jemi të gatshëm t’ia rifillojmë

Agim Ademi: FFK i ka marrë të gjitha masat, jemi të gatshëm t’ia rifillojmë

Pas më shumë se dy muaj pezullim, futbolli kosovarë do të rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe një javë më vonë me ato të Ipko Superligës.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në detaje rreth përgatitjeve për rifillimin e kampionatit, si dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura deri në fund të këtij sezoni.

Ademi fillimisht u shpreh se FFK ka bërë të gjitha përgatitjet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe tanimë gjithçka është gati për të rifilluar.

“Shpresoj që fillimisht të kthehet futbolli dhe të ikë virusi. Natyrisht që ne i kemi bërë përgatitjet tona maksimale në mundësitë tona, ato të cilat janë kërkuar nga udhëzimi. Sigurisht që do të respektohet udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit dhe normalisht jam i lumtur që klubet të gjitha i kanë bërë testimet fillimisht. Normalisht përveç kësaj që i kemi marrë masat duhet të ruhemi sepse shëndeti është i pari. Ne kemi marrë masa që të bëjmë edhe tunelin dezinfektues, sigurisht e keni pa, i cili është një masë jashtëzakonisht e madhe për dezifektim për të gjithë personat, të gjithë akterët që marrin pjesë në një ndeshje”, tha fillimisht ai.

Konfirmohet: Të gjitha 12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në coronavirus, gati për rikthimin e garës
Lexo po ashtu Konfirmohet: Të gjitha 12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në coronavirus, gati për rikthimin e garës

Ademi shtoi se shpreson që edhe futbollistët të jenë përgatitur maksimalisht për rikthim dhe gjithçka deri në ndeshjen e fundit të shkojë ashtu siç e kanë planifikuar.

“Shpresoj që janë përgatit edhe futbollistët për rikthim dhe besoj që do të shkojë në rrjedhë normale gjithçka. Uroj që të na shkojë në mënyrë normale. Uroj që asnjë futbollist të mos lëndohet fillimisht dhe sigurisht që të mos preket nga ky virus sepse besoj që më shumë se virusi do të jetë ndonjë lëndim që mund ta ketë ndonjë futbollist për shkak se nuk është e lehtë një rikthim pas dy muajsh të zorshëm realisht”, shtoi ai.

I pari i FFK-së, ka folur edhe për vendimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ku parashihet mbyllja e Ligës së Parë dhe të Dytë, duke mbyllur këto liga me renditjen momentale në të cilën janë.

Ai tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë, pasi ky institucion ka lejuar që vetëm Superliga t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura.

“Kriteri kryesor ka qenë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ju e keni parë vendimin sigurisht e kemi bërë edhe publik sepse është vetëm Superliga, nuk kemi mundësi përkundër kërkesave që kemi bërë që futboll të luhet, meqë po lirohet Superliga të lirohen të gjitha ligat, por realisht nuk ka qenë mundësia dhe thjeshtë na ka lejuar vetëm për specifikat të cilat duhet të bëhen. Specifikat të cilat mund të bëhen është mund të jetë vetë një ndeshje, mund të jetë ajo e play-offit të cilën edhe atë e kemi shqyrtuar, por jo si zakonisht për ta përfunduar”, u shpreh ai.

Kryhen testimet për COVID-19 si dhe testimet fizike, gjyqtarët të gatshëm për rifillimin e garave
Lexo po ashtu Kryhen testimet për COVID-19 si dhe testimet fizike, gjyqtarët të gatshëm për rifillimin e garave

FFK së fundmi ka vendosur edhe për reduktimin deri në 50% të pagave të punonjësve të saj, ku pikërisht Ademi konfirmoi një gjë të tillë duke bërë të ditur se gjysma e pagave të këtyre, së bashku me një ndihmë të madhe nga lojtarët e kombëtares A të Kosovës, janë dhuruar për ndihmë për familjet në nevojë.

“Ato para janë dhënë për ndihma, ju e dini që kemi bërë edhe një pako për ndihma, së bashku me futbollistët e ekipit A, futbollistët e kombëtares tonë të cilët i falënderoj jashtëzakonisht shumë për gatishmërinë e tyre, për çdo variant. Ne Federata e Futbollit e kemi bë inicimin për humanitet dhe ata në të gjitha aspektet kanë qenë të gatshëm dhe janë të gatshëm gjithmonë për të ndihmuar”, përfundoi ai.

Kujtojmë që futbolli në Kosovë do të rikthehet javën e ardhshme, saktësisht ditën e martë do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e kupës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, derisa të mërkurën do të luhet ndeshja tjetër Ballkani–Feronikeli.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori