LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanit grek nuk i lejohet të aterojë në ANP ‘Adem Jashari’

Aeroplanit grek nuk i lejohet të aterojë në ANP ‘Adem Jashari’

Aeroplani i kompanisë greke “Orange2Fly” nuk është lejuar të ateron në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas zëdhënëses së ANP-së, Valentina Gara, kjo është bërë pasi që Departamenti i Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës nuk i ka dhënë leje që të operoj nën kompaninë Air Mediterranean.


“Orange2Fly është kompani qe operon disa destinacione në ANP Adem Jashari. Sa i përket fluturimit në fjalë kjo kompani ka kërkuar leje për të operuar me aeroplanin Air Mediterrenean (kompani evropiane gjithashtu), mirëpo akoma nuk ka marre leje nga Departamenti i Aviacionit Civil të Kosovës brenda Ministrisë se Infrastrukturës”, tha Gara për Telegrafin.

Gara sqaron se të gjitha fluturimet që marrin leje nga ky Departament lejohen të aterojnë në ANP “Adem Jashari”.

“Ne operojmë të gjitha fluturimet që kanë leje nga ky Departament dhe në momentin që marrin lejen e tillë ne jemi te gatshëm për të operuar këtë fluturim sikurse edhe fluturimet tjera”, thotë ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori