LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët izraelitë goditën objektivat në Rripin e Gazës

Aeroplanët izraelitë goditën objektivat në Rripin e Gazës

Aeroplanët luftarakë izraelitë shënjestruan objektiva në Rripin e Gazës pas një sulmi me raketa nga territori palestinez.

Ushtria izraelite njoftoi se ka sulmuar një objekt të prodhimit të raketave në pjesën qendrore të Gazës.


Dëshmitarët okularë thonë se lokacioni i synuar është përdorur si kamp trajnimi për forcat palestineze.

Objektivat në Gaza u vunë në shënjestër disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden u largua nga Izraeli për në Arabinë Saudite.

Në orët e hershme të mëngjesit në jug të Izraelit, sirenat u dëgjuan si një paralajmërim për një sulm të mundshëm me raketa.

Ushtria thekson se një raketë u kap në ajër dhe se dy ranë në hapësirë të hapura. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/