LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi zbulon surprizën që i bëri Keith për ditëlindjen e 41-të: Edhe pse jemi me kilometra larg, ti prapë gjen mënyrën për të më bërë të lumtur

Adriana Matoshi zbulon surprizën që i bëri Keith për ditëlindjen e 41-të: Edhe pse jemi me kilometra larg, ti prapë gjen mënyrën për të më bërë të lumtur
Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Aktorja Adriana Matoshi ditën e premte (5 shkurt) festoi ditëlindjen e 41-të.

Ajo së fundmi zbuloi surprizën që i bëri i dashuri i saj, Keith Groeneveld, edhe pse ndodhen larg njëri-tjetrit.


Futbollisti e artisti afrikan i dërgoi 41 trëndafila dhe ëmbëlsira duke i shkruar po ashtu edhe një letër romantike.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Faleminderit dashuria ime, edhe pse jemi me kilometra larg, ti prapë gjen mënyrën për të më bërë të lumtur!

Një letër nga Keith:

Gëzuar ditëlindjen shpirt

Së pari dua të falënderoj Zotin që ju dha edhe një vit. Do të doja të isha atje me ju, për të festuar ditëlindjen tuaj në një mënyrë që nuk e keni bërë më parë.

41 trëndafila për gjithë këto vite ju keni qenë një bekim në këtë tokë.

Të gjitha këto do t’ju bëjnë të mendoni për verën që kemi kaluar së bashku në izolim.

Më besoni, ne do të kemi më shumë gjëra argëtuese dhe më shumë kujtime të lumtura për t’i shikuar më pas.

Shijoje ditën loçka.

Më shumë bekime, më shumë jetë, më shumë dashuri.

Të dua shumë zemër”, ka qenë letra e Keith drejtuar Matoshit.

Keith dhe Adriana ndërkaq zyrtarizuan romancën e tyre gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/