LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi konfirmon se i është futur garës për deputete, kandidon me VV-në

Adriana Matoshi konfirmon se i është futur garës për deputete, kandidon me VV-në
Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Është publikuar sot (e shtunë) lista e 110 emrave kandidues të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pjesë e listave janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, deputetë aktualë por duket se ka edhe disa emra të rinj.

Mes këtyre të rinjve, me numër 60 figuron edhe emri i aktores së njohur shqiptare Adriana Matoshi – gjë e cila ka befasuar publikun, pasi deri më tash nuk ishte parë ndonjë aderim i saj publik në këtë parti

E kontaktuar nga Telegrafi, Adriana ka konfirmuar se është e vërtetë që po i futet rrugës për të garuar për një nga ulëset në Kuvendin e Kosovës.

“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Adriana Matoshi.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Përndryshe, ndër emrat tjerë të rinj që i janë bashkuar këtij subjetki dhe garojnë për herë të parë me VV-në janë Vasfije Krasniqi Goodman dhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari.

Adriana Matoshi është e njohur për shumë role filmike e teatrale si dhe çmime të shumta ndërkombëtare, në sajë të karrierës së saj të suksesshme në aktrim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori