LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi iu reagon banorëve të BBV që po flasin pas shpine për Arjolën: Ua marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesin

Adriana Matoshi iu reagon banorëve të BBV që po flasin pas shpine për Arjolën: Ua marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesin

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, javë më parë bëri një vizitë speciale në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ajo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për t’i bërë një befasi mikes së saj të ngushtë, aktores Arjola Demiri, e cila është një nga konkurrentet e edicionit të sivjetmë të BBV.


Të martën, Adriana e çoi në një nivel tjetër mbështetjen e saj për Arjolën, duke reaguar publikisht ndaj një videoje të Big Brother VIP, ku shfaqen disa nga banorët që flasin për aktoren tropojane dhe e imitojnë atë.

Matoshi në reagimin e bërë në InstaStory e ka quajtur si një “frikë nga fituesja” atë që banorët e tjerë po bëjnë prapa shpinës së saj.

“Kur të bëhen vogëlushët bashkë për me fole për Arjolën seç më kapë një e qeshur. Ua marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesin. Kënaquni edhe pak zemrat e vogla pastaj ju ftojmë të festojmë për Arjolën. Arjola është fituesja e shumë zemrave të sinqerta e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar Adriana në InsatStory.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Ndërkohë, aktorja dhe deputetja e VV-së në mbishkrimin e videos, gjithashtu i ka bërë një dedikim të shkurtër mikeshës së saj, duke i shkruar: “Arjolë, ti je më e vërteta aty”.

Ky diskurs vjen pasi në spektaklin e fundit, disa nga banorët e BBV akuzuan Arjolës se po viktimizohej për të marrë vëmendje – gjë të cilin aktorja tropojane e ka mohuar kategorikisht, duke thënë se shpalosja e historisë së saj të trishtë jetësore është tregim e një përvoje dhe jo viktimizim.

Përndryshe, miqësia e ngushtë e Arjolës dhe Adriana Matoshit daton që prej katër viteve më parë, kur të dyja u njohën gjatë xhirimeve të serialit komik “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori