LAJMI I FUNDIT:

Adriana Lima puthet me një mashkull misterioz gjatë paraqitjes së saj glamuroze në Festivalin e Filmit në Venecia

Adriana Lima puthet me një mashkull misterioz gjatë paraqitjes së saj glamuroze në Festivalin e Filmit në Venecia

Adriana Lima dhe shoqëruesi i saj i ri mahnitën publikun me paraqitjen e tyre në natën hapëse të Festivalit të Filmit në Venecia, ndërsa ndoqën premierën e “Cruz’s Parallel Mothers” të mërkurën në mbrëmje.

Supermodelja, 40 vjeçe, ishte veshur me një fustan të gjatë dhe të kuq, pa rripa, shkruan DailyMail.


Fustani i gjatë deri në dysheme – i cili paraqiste pjesë të vrullshme të prera përgjatë mesit – ishte i mbuluar plotësisht me xixa të kuq verbuese dhe kishte një të çarë deri në kofshë.

Vendasja braziliane theksoi kornizën e saj të trupit, në një palë taka të larta dhe shtoi aksesorë ari në ansamblin e saj në formën e një byzylyku dhe një palë vathë të përshtatshëm.

Bukuroshja brune e përmirësoi pamjen e saj natyrale mbresëlënëse me një grim të lehtë dhe magjepsës.

Burri misterioz pranë saj dukej elegant i veshur me një kostum të zi dhe fjongo.

Dyshja u mbështollën në krahët e njëri-tjetrin ndërsa pozuan për fotografi para se të hynin në festival.

Adriana jo shumë kohë më parë konfirmoi lidhjen e saj të re në Instagram – megjithatë ende nuk është zbuluar emri i tij.

Festivali i Filmit në Venecia i vitit 2021 do të zhvillohet nga data 1-11 shtator, dhe konsiderohet si një nga ceremonitë më të vjetra të çmimeve në botë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit.

Juria drejtohet nga Bong Joon Ho, i cili tha se është “i nderuar të jetë i thurur në traditën e tij të bukur kinematografike”.

“Si president i jurisë – dhe më e rëndësishmja si një cinefil i përhershëm – unë jam gati të admiroj dhe duartrokas të gjithë filmat e mëdhenj të zgjedhur nga festivali. Jam i mbushur me shpresë dhe emocion të vërtetë”.

Juria gjithashtu përbëhet nga regjisori Saverio Costanzo, aktorja Virginie Efira, ylli Cynthia Erivo, aktorja Sarah Gadon, Alexander Nanau dhe regjisorja Chloe Zhao.

Festivali i këtij viti ka ftuar gjithashtu dy kineastë afganë, Sahraa Karimi dhe Sahra Mani, për të diskutuar marrjen e vendit nga ana e talebanëve, me “vëmendje të veçantë situatës së kineastëve dhe artistëve”, në një panel që u mbajt më 4 shtator.

Tema e panelit do të jetë ‘situata dramatike e kineastëve afganë dhe artistëve në përgjithësi, nevoja për krijimin e korridoreve humanitare dhe garantimi i dhënies së statusit të refugjatit politik, si dhe shqetësimi për të ardhmen e tyre dhe nevoja për të siguruar për akomodimin e tyre sapo të arrijnë në Evropë’.

Regjisori italian fitues i çmimit “Oscar”, Roberto Benigni, do të nderohet me trofeun ‘Luani i Artë’ për arritje jetësore.

Në një deklaratë ai tha: “Zemra ime është plot gëzim dhe mirënjohje. Është një nder i madh të marr një njohje kaq të rëndësishme të punës sime nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia”.

Festivali i këtij viti ka parë gjithashtu rikthimin madhështor të premierave të tij në tapetin e kuq të mbushur me yje, pasi ngjarja e vitit të kaluar u zvogëlua në mënyrë drastike për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori