LAJMI I FUNDIT:

Adriana e lumtur në krahët e Keithit, e krahason dashurinë e tyre me atë të Muhammedit dhe gruas së tij

Adriana e lumtur në krahët e Keithit, e krahason dashurinë e tyre me atë të Muhammedit dhe gruas së tij
Adriana Matoshi dhe Keith Foto: Instagram

Adriana Matoshi që nga lidhja e saj me futbollistin Keith Groeneveld ka qenë cak i komentuesve në rrjete sociale.

Ajo nuk i kursen pozat me të dashurin dhe mesazhet e dashurisë, edhe pse kanë diferencë të madhe në moshë.


Në një postim të fundit në Instagram, ajo është parë e lumtur në krahët e Keith, teksa të dy shiheshin të buzëqeshur.

Por, një komentues e konsideroi lidhjen e saj të pakuptimtë, dhe për shkak të moshës së tyre do të kenë divorc nëse martohen.

“Nuk është në edukatën time të paragjykoj,po të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde,as italianet që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshe të re,po marrin moshat përkatëse që janë, sikur të kenë dhe 2-3 divorce në jetë”, ka qenë komenti.

Foto: Instagram

Ndërkohë, Adriana dashurinë e saj me futbollistin e ka krahasuar si të Muhamedit dhe gruas së tij.

“Muhammedi (alejhi selam) e ka pasur gruan më të vjetër se Ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashke”, shkroi Matoshi.

Tutje ajo shtoi se dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët, gjë që nuk ka nevojë t’i interesojë askujt çka ndodhë mes tyre. /Telegrafi/