LAJMI I FUNDIT:

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

Adnan Januzaj ka mbetur te Sevilla përkundër se nuk bënë pjesë në planet e klubit spanjoll.

Sulmuesi kosovar me pasaportë belge gjashtë muajt e fundit i kaloi te Istanbul Basaksehir në Turqi.


Në afatin kalimtar veror kishte disa oferta për Januzajn, edhe nga Turqia, por edhe nga Arabia Saudite, megjithatë transferimi nuk u kompletua dhe ai mbeti te Sevilla.

Nuk është në planet e Sevillës, Januzaj po rikthehet në Turqi
Lexo po ashtu Nuk është në planet e Sevillës, Januzaj po rikthehet në Turqi

28-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me fanellën e klubit spanjoll dhe largimi i tij në dimër është i pashmangshëm.

‘Football Transfers’ ka raportuar se Everton po shikon mundësinë të nënshkruajë me Januzajn në janar, pasi drejtuesit e klubit anglez kanë pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit.

Për Januzaj transferimi te Evertoni do të jetë një hap i madh për ta rikthyer karrierën e tij në binarë pas një viti të tmerrshëm.

Nga shtatë ndeshje zyrtare që Sevilla ka zhvilluar këtë edicion, Januzaj nuk është paraqitur në asnjërën prej tyre, derisa vetëm në sfidën ndaj Las Palmas qëndroi në bankën rezervë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori