LAJMI I FUNDIT:

Adidasi qëndron prapa transferimit të mundshëm të Ronaldos te Juventusi?

Adidasi qëndron prapa transferimit të mundshëm të Ronaldos te Juventusi?
Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Ndryshim i sponsorit nga Nike te Adidasi mund të qëndrojë prapa thashethemeve që e lidhin superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me Juventusin.

Një publikim në Tuttosport është mbështetur nga mediat kryesore sportive spanjolle se Zonja e Vjetër është duke përgatitur një ofertë të majme për fubtollisitn portugez. Madje, sipas AS, Los Blancos e kanë pranuar ofertën prej 100 milionë eurosh të Zonjës së Vjetër që 33-vjeçari të shkojë në Torino.

Fotomontazh, Cristiano Ronaldo me fanellën e Juves (Foto: soyreferee.com)

Ndërsa Calciomercato.com raporton se arsyeja e këtij transferimi është Adidas. CR7 ka marrëveshje me Nike që nga viti 2003 dhe është ambasador i këtij brendi, nga ku përfiton 24 milionë euro në vit.

Nike ka qenë njëherësh sponsor i fanellave të Juventusit për 11 vite, para se të ndërrohej me Adidasin në korrik të vitit 2015.

Lajmet për RONALDON
Lexo po ashtu Lajmet për RONALDON

Derisa Ronaldo po mendon të nënshkruajë me Adidasin, kalimi te Bianconerët do të ishte pjesë e një strategjie afatgjate të sponsorimit. Për më shumë, Romanews.eu ka raportuar se dizajnerët e Adidasit tashmë e kanë përgatitur fanellën Cristiano Ronaldos te Juve.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Sky Sport Italia bën të ditur se tash për tash nuk ka bisedime zyrtare, mirëpo Ronaldos i është bërë e ditur se nëse mendon të largohet nga Reali, Juventusi është një opsion shumë i mundshëm.

Në ndërkohë, raportohet se paga e tij vjetore do të jetë 30 milionë euro, e cila do të paguhej nga sponsorët dhe nga kompania e familjes Agnelli që e pronëson Juven. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori