LAJMI I FUNDIT:

Adem Salihaj – testi për Vetëvendosjen

Emrin e Adem Salihajt nuk e kam dëgjuar para luftës në Kosovë. Pas luftës në Kosovë, ky emër ishte më i përfoluri në kuluaret e Mitrovicës. Isha shumë kurioz të dija përse flitej kaq shumë e kaq keq për kryetarin e degës së LDK-së në Ferizaj. Vetë Adem Salihaj nuk dilte në media që të sqarohej se kush ishte. Apo ndoshta ku mund ta dinte se ç’po flitej për të në një qytet 80 kilometra larg Ferizajt.

Në dhjetor të vitit 2004 Adem Salihaj ishte i përzgjedhuri i Presidentit Rugova për zëvendëskryeministër të Kosovës. Në këtë kohë kryeministri Ramush Haradinaj më ofroi të jem këshilltar i tij politik.
Haradinaj ishte shumë energjik dhe i linte gjithë politikanët tjerë nën hijen e tij. Në këtë kuadër zëvendëskryeministri dukej thjeshtë një parazit. Gjërat e këqija që ishin përfolur dhe edhe më tutje përfoleshin për të, nuk dukeshin, por edhe ndonjë gjë e mirë që mund t’i ketë bërë aq shumë xhelozë hasmit e tij nuk binte në sy.


Ky mister mu zbulua sapo Ramush Haradinaj shkoi në Hagë. Shumë nga ata që deri dje përbeheshin në kryet e kryeministrit, ia kthyen shpinën dhe gjenin arsye për t’u distancuar. Adem Salihaj këtu u tregua burrë i vërtetë.

Gjatë dy javëve kohë sa Adem Salihaj ushtroi detyrën e kryeministrit, ku unë pata rastin të punoj me të, Ademi mori disa vendime të rëndësishme pozitive, në një kohë shumë të frikshme jo vetëm për vendorët, por edhe për ndërkombëtarët. Adem Salihaj tregoi pjekuri, maturi, zhdërvjelltësi dhe guxim politik.

Ramush Haradinaj do t’kishte bërë punë shumë më me mend nëse për pasardhës të vetin për kryeministër të qeverisë të kish lënë Adem Salihajn se sa Bajram Kosumin, të cilit i iku situata nga dora që në ditët e para.

Tani Adem Salihaj ndodhet në balotazh për kryetar të Ferizajt përballë kandidatit të PDK-së dhe i duhet ndihma e Vetëvendosjes dh AAK-së për ta fituar betejën.

Kjo përballje është më e rëndësishme për Vetëvendosjen se sa për vetë Adem Salihajn. Nëse Vetëvendosja nuk e përkrahë me gjithë fuqitë e saj Adem Salihajn, dy janë mundësitë teorike: Ademi ose fiton ose humbë.

Nëse Adem Salihaj fiton pa ndihmën e Vetëvendosjes, atëherë ky do t’ishte fundi i Vetëvendosjes jo vetëm në nivel lokal, por edhe atë kombëtar. Në zgjedhjet e ardhshme, votuesit që janë kundër pushtetit aktual dhe që nuk janë të përcaktuar partiakisht do ta kuptonin që pushtetin e PDK-së mund ta rrëzojnë edhe pa Vetëvendosjen. Pra, duke e përkrahur LDK-në.

Nëse Adem Salihaj e humbë garën e balotazhit, ai prapë mbetet lojtar në skenën politike për një përpjekje pas një viti. Sigurisht, është me e lehtë ta sfidosh pushtetin kur makineria e hajdutërisë së tij të votave shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës se sa kur koncentrohet në një komunë të vetme siç ishte rasti tani në Ferizaj.

Nëse Adem Salihaj e humbë balotazhin për kryetar të Ferizajit, humbësi faktik do të jetë Vetëvendosja. Gjithë opozitarët e papërcaktuar partiakisht do ta shohin Vetëvendosjen fajtore për fitoren eventuale të PDK-së. Kjo ngase çdonjëri di të llogarisë se mbi 24 për qind të LDK-së dhe mbi 16 për qind të VV-së bëjnë më shumë se votat e PDK-së në raundin e parë. Plus 11 për qind votat të AAK-së do të bënin më shumë se 51 për qind të nevojshmet për ta rrëzuar pushtetin e PDK.

Në demokraci të gjitha partitë politike janë edhe aleate edhe rivale mes veti. Në kohë të ndryshme disa rivalitete bëhen më të theksuara e disa zbehen e shndërrohen në aleanca dhe anasjelltas. Të nuhasësh momentin se më kë dhe kur duhet të bësh aleancë është talent me vete. Si duket, nga politikanët kosovarë këtë talent më së shumti e posedon Hashim Thaçi.

Vetëvendosja, si duket, ka problem të definojë se kush është rivali i saj kryesor në këtë moment. A është PDK apo LDK? Kjo është e pafalshme në politikë.

Thelbi i çdo strategjie për marrjen e pushtetit është t’i zgjerosh vetit rrethin e aleatëve dhe t’i ngushtosh rrethin e aleateve të kundërshtarit. Kjo bëhet kur aleatët e kundërshtarit i shndërron në aleatët tuaj.
Nëse Vetëvendosja si parti e tretë u shpallë luftë frontale edhe PDK-së edhe LDK-së, atëherë e vetmja mënyrë e marrjes së pushtetit është grusht-shteti dhe revolucioni, sepse në demokraci qasja frontale është vetëvrasëse.

Madje, këtë gabim nuk po e bënë as Hashim Thaçi që është aktualisht në pushtet. Ai kurrë nuk e trajton opozitën one-block, po gjithnjë, herë një parti opozitare e quan konstruktive e tjetrën destruktive, e herë anasjelltas.

Balotazhi në Ferizaj është testi për Vetëvendosjen nëse është e përcaktuar për revolucion apo për demokraci. Nëse është e përcaktuar për revolucion atëherë nuk duhet të përkrahë asnjërin kandidat. Duhet ta pres momentin e volitshëm për grusht shteti dhe të fus në burg gjithë oponentët e vet.

Nëse Vetëvendosje është e përcaktuar për demokraci, atëherë interesi i sajë është ta përkrahë Adem Salihajn, sepse është ai që kërkon ndihmën e saj. Është politikan që diti të bëj koalicion me LDD, përkundër çasteve të hidhura me LDD-në (ky fakt bëri që ai të dalë mbi kandidatin e Vetëvendosjes), prandaj i duhet pranuar mjeshtëria politike.

Është e rrugës që Vetëvendosje ta përkrahë Adem Salihajn, sepse ai është një politikan që vetëvendosë dhe ky është një test tjetër për Vetëvendosjen: nëse është parti e njerëzve që vetëvendosin apo parti e servilëve të Albin Kurtit.

Vetëvendosje duhet ta kuptojë se duhet t’i çlirojë qytetarët nga ankthi se çfarë mund të sjellë pushteti i saj. Qytetarët dinë për kritikat me vend të Vetëvendosjes, siç ishin me vend edhe kritikat e komunistëve dhe fashistëve para se ata të vinin në pushtet. Por, se si do të sillet Vetëvendosje në pushtet, se nuk do të jenë as si komunistët as si fashistët, rastin me ideal e ka me Adem Salihajn.

Nëse Vetëvendosje e ndihmon Adem Salihajn mund të fitojë një pjesë të pushtetit dhe të dëshmohet se kush është Vetëvendosja; të jep një shembull të mirë të përgjegjësisë e bashkëpunimit; të heq drojën e ndërkombëtarëve se është parti e revolucionit; dhe më kryesorja: të bindë popullin e Kosovës se di të qeverisë.

Në trend

Më shumë
Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Evropa
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori