LAJMI I FUNDIT:

Adelina thumbon Tunën: Fitova reklamat në Maqedoni pa kënduar sllavisht

Adelina thumbon Tunën: Fitova reklamat në Maqedoni pa kënduar sllavisht

Paralajmëroi një duet me një kushëri të saj, që sipas këngëtares kishte shumë talent dhe potencial në muzikë, por si duket këngëtarja Tahiri është penduar në momentin e fundit.

”Nuk bëhet ai duet, nuk dua të diskutoj, por ka dështuar si projekt. Më vjen keq që e premtova e për këtë arsye nuk dua të flas, për shkak se ka raste që nuk ndodhin. Kënga është finalizuar, por e kam anuluar. Këtë vit kam minimumi dy këngë me klipe, plus angazhime të tjera që bëhen, por nuk dua të flas deri në momentin kur të nënshkruhet kontrata”.

Kështu tregon në një bisedë për emisionin “Prive” këngëtarja e njohur Adelina Tahiri. Ndërkohë në bisedën e saj, ajo thekson se nuk ka kënduar asnjëherë në gjuhën maqedonase, por ka fituar të gjitha reklamat nga kompani të fuqishme telefonike e të tjera, të cilat e kanë zgjedhur si imazh pikërisht atë.


“Ndihem krenare që jam shqiptarja e vetme që nuk kam kënduar asnjëherë në gjuhën maqedonase dhe kam pushtuar mbi 100 mijë billbordera me fotot e mia. Nuk kam pranuar të këndoj në gjuhën maqedonase e projektet më të mëdha maqedone si tender i kam fituar. Ndihem krenare dhe e suksesshme, sepse kur e sheh që jam shqiptare dhe privilegjohem tek ata, ndihem më rehat”, tregon më tej Adelina, e cila si duket në këtë mënyrë ka thumbuar kolegen e saj Tuna Sejdiu, e cila edhe pse ka një karrierë më të gjatë se Adelina, ka kënduar edhe në gjuhën maqedonase, por në karrierën e saj reklamat e fituara atje mund t’i numërojë me gishtat e një dore.

Por ajo që u përfol më së shumti për këngëtaren, ka qenë një ngjarje e dhimbshme me të cilën mediat në Maqedoni lidhën Adelinën vetëm pse është shqiptare, duke e akuzuar si shkaktare të një vrasjeje.

”Diçka që mua më ka prekur shumë e jam ndier e pastër, më ka penguar që publiku nuk ka qenë në dijeni se vetëm mediat maqedonase kanë shkruar, duke e transmetuar më pas ato shqiptare. Nuk ka pasur të bëjë me mua. E vërtetë që i kam njohur të dyja palët, por sikur të kishte qenë ashtu, nuk do të isha sot këtu, por do isha në vendin e asaj vajze që vdiq. Do t’i padis mediat në Maqedoni se emri im u përdor për shkak se isha shqiptare, më e keqja është se ekziston një ligj në Maqedoni që pas 30 ditëve nuk mund të padisësh mediat, kam diskutuar me avokatin tim e do ta shohim më tej si do vazhdojë”, përfundon bisedën Adelina.

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Magazina
Nis nata finale e

Nis nata finale e "Eurovision 2024" - lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Magazina
Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori