LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili paralajmëron se do ta publikojë intervistën me hoxhën Drilon Gashi, pas vendimit të RTK-së: Unë besoj në liri

Adelina Ismaili paralajmëron se do ta publikojë intervistën me hoxhën Drilon Gashi, pas vendimit të RTK-së: Unë besoj në liri

Pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin emisionit të Adelina Ismailit e cila kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, këngëtarja reagoi me një postim duke thënë se do ta publikojë këtë episod në llogarinë e saj në Facebook.

Ismaili gjithashtu bëri të ditur se transmetimi i këtij episodi të emisionit të saj “Show i së premtes” do të bëhet të dielën.


“Miq të mi. Emisionin e plotë ‘Show i së premtes’ me mysafir teologun Drilon Gashin, do ta publikojmë nesër në Facebook-un tim. Unë besoj ende në liri”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

Drilon Gashi reagon pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit
Lexo po ashtu Drilon Gashi reagon pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit

“Unë jam Adelina e vogël që këndonte ‘Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci’ me Zanfinen 5 vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e ‘Lavdi ushtari im’ në kohë lufte. Unë jam Adelina e ‘Ushtrinë time do ta bëj’ e pasluftes. Unë jam ‘Sajzeza’ e ‘Amaneti’. Unë jam ‘Skenderbeu’ e ‘Konstantini’ Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, theksoi këngëtarja e njohur shqiptare.

Vlen të theksohet, se mos-transmetimi i këtij episodi në RTK (vendim i u.d të kryeredaktorit të televizionit shtetëror) nxiti mjaft reagime, madje edhe nga vetë teologu Gashi.

Foto: Adelina Ismaili dhe teologu Drilon Gashi / Facebook

Ai përmes një postimi në Facebook e quajti si diskriminim kundrejt tij, derisa tha se vendimi ishte i i ndikuar nga e kaluara e tij gjyqësore që ishte mbyllur tashmë shtatë vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori