LAJMI I FUNDIT:

Adele reagon pas publikimit të albumit “30”: Ishte një udhëtim, kështu që hodha duart lart dhe bërtita

Adele reagon pas publikimit të albumit “30”: Ishte një udhëtim, kështu që hodha duart lart dhe bërtita

Gjashtë vjet pas albumit të tretë në studio “25”, Adele më në fund ka sjell për fansat muzikë të re me albumin e saj “30”.

Këngëtarja 33-vjeçare ngacmoi disa nga këngët nga albumi në koncertin special dy-orëshe të CBS “Adele One Night Only”, në Observatorin Griffith në Los Angeles.


Albumi i plotë mund është i disponueshëm në platformat Spotify ose iTunes, ndërsa kopjet fizike janë gjithashtu të disponueshme.

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)


Albumi i ri, këngëtarja britanike është shprehur se i kushtohet periudhës së divorcit.

Adele ishte e martuar me Simon Konecki nga viti 2018 deri në ndarjen e tyre në fillim të këtij viti, ndërsa ishin në lidhje që nga viti 2011, çifti kanë një djalë.

Këngëtarja zbuloi në intervistën e saj për Oprah se u largua nga Simon thjesht sepse nuk ishte e lumtur, gjë që ndikoi shumë tek djali i tyre.

Foto: Adele/Instagram

Përmes një postimi në Instagram, Adele ka përshkruar ndjenjën e rikthimit në industrinë e muzikës, pas një periudhe të gjatë kohore.

“Ishte një udhëtim, kështu që hodha duart lart dhe bërtita! Ju dua të gjithëve”, ka shkruar artistja në një postim ku shihet në studion muzikore.

Foto: Adele/Instagram

Afër dy milionë pëlqime dhe mijëra komente pranoi këngëtarja në pak orë nga postimi i fotografisë, ndërsa të shumtë ishin fansat e quanin albumi i shekullit.

Albumi i shumëpritur i këngëtares pritet të thyej rekorde në top-listat botërore, ashtu siç ndodhi me këngën e parë të saj  “Easy on Me” që u lansua pak javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori