LAJMI I FUNDIT:

Adele po planifikon të rikthehet me një album të katërt dhe koncert televiziv në Las Vegas

Adele po planifikon të rikthehet me një album të katërt dhe koncert televiziv në Las Vegas
Foto: BC/GettyImages

Adele thuhet se do të bëjë një rikthim në kohën e festës së Krishtlindjeve, i kompletuar nga albumi i saj i katërt të shumëpritur dhe një koncert televiziv në Las Vegas.

Kjo paraqitje e saj do të shënojë një rikthim të 33-vjeçares, pas mbi katër vitesh pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017, shkruan DailyMail.


“Ka kaluar shumë kohë, por label i saj dëshiron që ajo të dalë para Krishtlindjeve dhe të kenë shenjën e tyre në një shfaqje në Vegas”, tha një burim për The Sunday Mirror.

Foto: Adele/NBC

“Adele dhe menaxhmenti i saj kanë qenë në bisedime me BBC America për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues”, shoti ky burim.

Në një përpjekje për të kryesuar LP-në e saj të fundit “25”, e cila shiti 23 milionë kopje që nga publikimi i saj në 2015, projekti i fundit i fituesit të Grammy-t duhej të lansohej vitin e kaluar, por u vonua për shkak të pandemisë së COVID-19.

Së bashku me një fushatë të madhe marketingu, label -i i saj Sony mendohet të jetë duke përgatitur që në nëntor të lansoi një koleksion të këngëve që do të jenë një reflektim mbi divorcin e saj nga ish-burri, Simon Konecki

Adele tani është në një lidhje me agjentin sportiv multi-milioner Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.

Foto: Adele/REX

“Ata shkuan në festën e LeBron James së bashku. Ai shpesh e sjell atë rreth miqve të tij. Ajo duket se po kalon mirë me të gjithë. Ata veprojnë sikur po bëhen më seriozë”, tha një burim për People.

Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë bashkë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, në Arizona.

Rich është një agjent sportiv për disa yje të basketbollit të profilit të lartë, përfshirë LeBron James, Anthony Davis, Ben Simmons dhe John Wall. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori