Adama Traore asiston, Gavi e kalon Barcelonën në epërsi

Barcelona e ka përmbysur rezultatin ndaj Atletico Madridit në derbin që po luhet në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Derisa Yannick Carrasco dhe Jordi Alba shënuan golat e parë, Blaugranasit ia dolën të tundin rrjetën edhe një herë.
Skuadra katalunase e shënoi golin e dytë me anë të Gavit, që realizoi me kokë në minutën e 21-të.
Për golin e tij, ndihmëse të madhe dhuroi edhe transferimi i ri, Adama Traore, që asistoi për talentin e Barcelonës. /Telegrafi/
https://twitter.com/bestlive91/status/1490349138592116742

Nga
Telegrafi
06/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































