LAJMI I FUNDIT:

Abdomeni akut

Abdomeni akut

Abdomeni akut është një sindromë me një varg dukurish, të cilat janë të përbashkëta për të gjitha sëmundjet akute të disa organeve në hapësirën e abdomenit.

mr.sci. dr. Salih Krasniqi, M.D
specialist kirurg – laparoskopist
email: drsalihkrasniqi@hotmail.com

Simptomatologjia:
* Paraqitja akute e dhembjeve, të cilat shfaqen papritmas nga gjendja e shëndoshë.
* Kërkohet mjekim urgjent kirurgjikal.
* Sindroma e abdomenit akut shfaqet për shkak të sëmundjes së organeve të abdomenit apo të lëndimeve të abdomenit.


Sëmundjet e organeve të abdomenit:
Në sëmundjet e organeve abdominale numërohen:
* Perforimi u ulcerës se lukthit apo të duodenumit,
* Apendiciti akut,
* Pezmatimi dhe perforimi i divertikulumit të zorrëve,
* Ileusi,
* Kolecistiti akut,
* Pankreatiti akut,
* Graviditeti ekstrauterin.

Lokalizimi dhe karakteri i dhembjeve janë me rëndësi të veçantë në diagnozën diferenciale të abdomenit akut.

Vendi i lokalizimit të dhimbjeve viscerale

Dhembjet eksplozive: 1. Ruptura e organeve të zbrazëta, 2. Kolika biliare, renale, 3. Ruptura tek anaurizma e aortës abdominale.

Lëndimet e abdomenit
Në lëndimet e abdomenit numërohen: lëndimet penetrante dhe lëndimet e topitura jopenetrante.
Gjatë këtyre lëndimeve mund të shkaktohet:
– Ruptura e mëlçisë dhe shpretkës,
– Lëndimi i enëve të mëdha të gjakut në abdomen, dhe
– Ruptura e organeve zgavruese.

Simptomat kryesore të abdomenit akut janë:
Dhembja, vjellja dhe defansi muskular. Simptomat e tjera janë: gjendja e përgjithshme është e rënduar, pulsi është i shpejtuar, i dobësuar, temperatura e lartë e trupit, meteorizmi.


Dhembjet e forta e të vazhdueshme.

Dhembjet në formë të kolikave të cilat paraqiten në intervale kohore.

Dhembjet e përhershme

Këshillë: mjeku i emergjencës, i praktikës së përgjithshme duhet të njohë simptomatologjinë e abdomenit akut në bazë të anamnezës dhe të ekzaminimit fizikal të të sëmurit, apo nëse edhe dyshohet në abdomen akut duhet menjëherë ta udhëzojë në spital.
Hulumtimet kryesore para marrjes së vendimit për operacion janë:
1. Shikimi i përgjithshëm klinik i të sëmurit,
2. Analiza laboratorike: hematokriti dhe hemoglobina, pasqyra e gjakut, sidomos leukocitet, kreatinini në serum, glukoza në gjak, acetoni në urinë, amilaza në gjak dhe në urinë,
3. Rëntgenografia e zemrës, mushkërive, dhe e abdomenit në pozitën vertikale.
4. EKG.
5. CT (tomografia e kompjuterizuar),
6. Ultrasonografia e organeve abdominale e në rast nevoje edhe punksioni abdominal.

Mjekimi
Pasqyra klinike e abdomenit akut është indikacion për laparatomi urgjente. Ndonjëherë bëhet laparatomia pa diagnozë kauzale nëse janë të shprehura simptomat e abdomenit akut. Atëherë, gjatë laparotomisë do të gjejmë shkaktarin e abdomenit akut. Lloji i intervenimit kirurgjik varet nga sëmundja dhe gjendja e cila ka shkaktuar abdomenin akut. /Telegrafi/