LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Fitorja e Lutfi Hazirit është fitore për Gjilanin dhe Anamoravën

Abdixhiku: Fitorja e Lutfi Hazirit është fitore për Gjilanin dhe Anamoravën

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan po shprehet e bindur në fitoren e 14 nëntorit.

Kandidati Lutfi Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të dielën të mos përsëritet rezultati i 14 shkurtit. Megjithatë, ai theksoi se LDK është fituese e zgjedhjeve të raundit të parë.


Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri kanë marrë pjesë në tubimin e mbajtur në parkun “Dardania” në Gjilan.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar votën e qytetarëve duke thënë se vota për Lutfi Hazirin, përveç për LDK-në është edhe për shtetësinë.

“Në këtë përballje të nëntorit, dua ta kuptoni një gjë, se fitorja e Lutfi Hazirit nuk është individuale e tij, është fitore për një koncept, për një ide, për të djathtën, për shtetësinë, por është për zhvillimin dhe LDK-në. Mbështetja për Luten është mbështetje për LDK-në dhe për mua. Luta nuk është vetëm e ka një ekip fantastik rreth vetës. Prandaj është ballëhapur që të dal para jush, ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe premtimet që ka dhënë”, ka thënë Abdixhiku.

Për dy mandate qeverisje, siç tha Abdixhiku, LDK në Gjilan ka bërë investime në shëndetësi, rrugë e lumenj. Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri nuk la pa përmendur partinë kundërshtare në këtë raund të zgjedhjeve. Ai tha se ditën më parë, kreu i LVV-së, Albin Kurti në Gjilan në tubimin e mbajtur shkeli të gjitha rregullat e IKSHPK-së.

“Ne para disa ditësh kemi pasur këtu kryeministrin, i cili përveç se mbylli disa lokale qe janë biznese të familjeve që janë pjesë urbane e Gjilanit, ai erdhi këtu në këtë tribunën e vogël të amfiteatrit të Dardanisë, organizoi një tubim, i cili theu të gjitha rregullat e IKSHPK-së. Na i theu përtokë të gjitha vendimet që gjilanasit i kanë respektuar dhe i kanë nderuar. Por për të na treguar që ne duhet të mobilizohemi, duhet të angazhohemi dhe bashkërisht të punojmë për Gjilanin tonë. Ta ruajmë familjen, ekonominë familjare, ta ruajmë qytetin tonë, ta zhvillojmë qytetin tonë, infrastrukturën tonë, dhe të ardhmen bashkërisht”, ka thënë Haziri.

Më tej, ai ka shtuar se qytetarët kanë besuar në qeverisjen e LDK-së duke u ranguar si partia e parë në gjithë vendin.

“Ju na ranguat parti e para, larg partisë së dytë dhe koalicionet jo parimore, mbështetësit e momentit, revanshistet e kohës i thyet. Nuk i pranuat të vendosin ne Gjilan. Tani jemi pak ditë para raundit te fundit, i cili nuk kërkon përsëritje të rezultatit as të vitit 2017, as të vitit 1019, as të 14 shkurtit. Kërkon dalje masive dhe kompensim, sepse fundja, gara për mua ka përfunduar më 17 tetor. Me rëndësi për mua ka qenë që partia ime të dalë e para”, u shpreh ai.

Në tubimin elektoral në parkun “Dardania” në Gjilan, Lutfi Haziri shtoi se LDK-ja është duke ruajtur demokracinë dhe Republikën nga vendimet arbitrare. Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë 39.07 për qind të votave.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori