eksperti-banner

Fevzia Fuat Ali është një shqiptare që konsiderohet gruaja më e bukur e të gjitha kohërave duke lënë pas Marilyn Monroe apo Elizabeth Taylor – raporton Panorama.

Edhe pse vetë nuk donte të identifikohej si gruaja më e bukur në botë, duket se Hollywoodi ia ka dhënë këtë nder.


Është fjala për vajzën e mbretit Fuad të Egjiptit, gruaja e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi.

Ajo konsiderohej si një figurë hyjnore në mesin e shekullit të shkuar. Gazetat më të mëdha e kanë shpallur atë si “Miss Bota e pashpallur”.

Fevzia u shkurorëzua nga i shoqi në vitin 1948 dhe u martua me një kolonel me gjak shqiptar, Ismail Husein Shirin Bej. Ajo ndërroi jetë në vitin 2013 në moshën 92-vjeçare në Aleksandri.