LAJMI I FUNDIT:

Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për ta luajtur Terminatorin

Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për ta luajtur Terminatorin
(Foto: MovieWeb)

Arnold Schwarzenegger ka treguar se producentët e filmit fillimisht kishin në mendje një tjetër personazh të famshëm për të luajtur “The Terminator”, ai ishte ish-yllit të NFL, OJ Simpson.

Ish-guvernatori i Kalifornisë diskutoi vendimin për kastin që e bëri atë një yll filmi në vitet e shtatëdhjeta në një dokumentar të ri të Netflixit për jetën e tij, duke treguar se si producentët kishin menduar fillimisht se ai duhet të luante rolin e luftëtarit rebel, Kyle Reese (që pastaj e luajti Michael Biehn) dhe yllit të atëhershëm të futbollit amerikan do t’i jepej roli i robotit vrasës.


Mirëpo, derisa filmi ishte duke u zhvilluar, regjisori James Cameron ishte i fiksuar me dukjen e Schwarzenegger dhe kishte vendosur se kush do ta luante terminatorin.

“Isha ulur dhe po e shikoja. Është si kur qetësohet zëri dhe unë thjesht shoh dritat që dalin nga dritaret e xhamit duke e goditur fytyrën e tij kur hapet dera. Mendova: ‘Ai ka një fytyrë të rrezikshme’”, ka rrëfyer filmbërësi, derisa aktori kujtoi se si të gjithë dyshonin nëse Simpson mund ta luante një robot vrasës.

Seriali “FUBAR” me Schwarzenegger në rolin kryesor është aktualisht më i pëlqyeri në Netflix
Lexo po ashtu Seriali “FUBAR” me Schwarzenegger në rolin kryesor është aktualisht më i pëlqyeri në Netflix

“Gjatë bisedës sonë, u bë e qartë se askush nuk ishte pro idesë që OJ Simpson ta luante Terminatorin, sepse ai nuk mund të shitej si një makinë vrasëse”, ka deklaruar Arnold.

Gjatë dokumentarit, Schwarzenegger theksoi po ashtu se kurrë nuk donte të luante rolin negativ, por Cameron arriti ta bindte atë.

“Fillova të grindesha me të për këtë, dhe ai me qetësi tha: ‘Epo, mendo mirë’. Mendova tri ditë dhe më pas e thirra dhe i thashë: ‘Sa herë që e lexoj përsëri e imagjinoj veten duke luajtur gjithnjë e më shumë Terminatorin, i thashë se jam pro dhe më pas filluam përgatitjet”, ka rrëfyer aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori