LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrimi i alkoolit në Hoçë të Madhe, policia ndihmon Doganën e Kosovës

Sekuestrimi i alkoolit në Hoçë të Madhe, policia ndihmon Doganën e Kosovës

Dogana e Kosovës të enjten ka realizuar një kontroll rutinore tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit), dhe pas të gjeturave dogana ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e alkoolit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.


Sipas tij, zyrtarët policorë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë.

“Dogana e Kosovës pasi kishte gjetur në fshatin Hoçë e Madhe, në një dyqan dhe veprimtari prodhuese alkool i cili ishte duke prodhuar dhe shitur duke mos respektuar ligjet përkatës, ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë për sekuestrimin e alkoolit të gjetur. Zyrtarët policorë nga DRP-Gjakovë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë”, ka bërë të ditur Elezi. /Telegrafi/