LAJMI I FUNDIT:

Miladin Popoviqi pas lajmit për Marrëveshjen e Mukjes: Skipëri etniçka, j… ti majku

Miladin Popoviqi pas lajmit për Marrëveshjen e Mukjes: Skipëri etniçka, j… ti majku
Miladin Popović, Liri Gega dhe Enver Hoxha

Përgatiti: Kastriot Dervishi

Meqë në fillim të gushtit 1943 u bë ajo që quhet “marrëveshja e Mukjes” midis komunistëve dhe nacionalistëve, po kujtojmë traktin nr. 1 të Xhelal Staraveckës:

“Shokë, e dini pse u prish kongresi i Mukajt, ja pse: Në atë kongres ishte shënuar fjala Shqipëri etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani e Miladini, banorë të Metohisë e Fushës së Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqet Jugosllavisë. Për këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt.


Jam ndodhur vetë me shumë shokë të Qendrorit në krye të të cilëve ishte druzhe Miladini, kur me një postë të jashtëzakonshme arriti proklamata e bashkimit të Mukajt. E hapëm proklamatën dhe e kënduam. Në fytyrën e lexuesit shndriti rrezja e gëzimit për sihariq të bashkimit. Të gjithë u gëzuam.

Më vonë e mora atë proklamatë dhe duke e shpjeguar gjysëm shqip e gjysëm serbisht, pse unë nuk di serbishten, por edhe ai nuk di shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai e kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cerge e zezë dhe filloi të thotë: ‘Nuk pranohet ky bashkim, ne tani po forcohemi, do të fillojmë nga sëpata, e jo të bëjmë lidhje me qentë. Pastaj Skipëri etniçka, jebem ti majku’.

Neve që qemë të tërë gjithë gaz morëm ngjyrë serioze duke thënë: ‘Po këta pizevenër nacionalistë do ta shohin tashmë sa të organizohemi dhe pak ditë se sëpatën do t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë se dashkan Shqipëri etnike. Ju e kuptoni që fytyrat tona ndërronin sipas asaj të druzhes’”.

___________

P.S. Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në Mukje, midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë, për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Partizani dhe komunisti Xhelal Staravecka, më 11 nëntor 1943 mori vendimin përfundimtar për shkëputje nga Partia Komuniste dhe lufta e saj partizane. Është i pari që denoncoi publikisht përmes trakteve të shkruara dhe publikuara, ndërhyrjen flagrante të jugosllavëve në veprimtarinë e PKSH.

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori