Një tjetër sensacion pritet të arrijë në Evropë nga MLS, Juventus dhe Roma pas mbrojtësit amerikan
Kampionati amerikan MLS është bërë shumë atraktiv viteve të fundit dhe futbolli në Amerikë ka marrë vëmendjen e duhur.
Shumë skuadra janë organizuar mirë derisa në këtë kampionat kanë zbarkuar yje të mëdha të futbollit.
Por edhe klubet kanë punuar shumë në akademi të tyre dhe lojtarët nga Amerika tani po lënë gjurmë në Evropë.
Emri më i ri që pritet të arrijë në Evropë është ai i mbrojtësit të djathtë amerikan, Bryan Reynolds.
19-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit në MLS duke zgjuar interesimin e skuadrave të njohura evropiane.
Ai ka oferta nga Belgjika, Holanda, Franca, por dy klubet më të mëdha që janë vënë pas tij janë Juventusi dhe Roma.
Dy gjigantët italianë kanë nisur bisedimet me Dallasin për të transferuar yllin e ri amerikan.
Mediat italiane kanë raportuar se skuadra amerikane Dallas është gati ta lejoj largimin e Reynolds për një shumë prej gjashtë milionë euro.
Reynolds dallohet për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe në Amerikë po konsiderohet si një ‘Alphonso Davies’ i ri për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të arrijë gjatë janarit në Evropë dhe si do të ambientohet pasi futbolli evropian ka dallim të madh me atë amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze