Politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane janë të shqetësuar se rritja ekonomike është edhe më e dobët nga çfarë është menduar më parë. Për këtë arsye një paketë masash mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar rënien ekonomike.
Me rritjen ekonomike dhe inflacionin që po ngadalësohet prej muajsh, presidenti i BQE-së, Mario Draghi, ka premtuar më shumë stimuj në muajin shtator dhe një rrjedhje e të dhënave ogurzeza vetëm sa e ka përforcuar variantin për nevojën e politikave lehtësuese.
Raportet treguan mundësitë që paraqiten në tavolinë për BQE përfshirë një kombinim të uljes së normave të interesit, blerjes së aseteve dhe ndryshimet në udhëzimet e normave të interesit.
Banka gjithashtu mund të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin bankar që mund të përcillet nëpërmjet politikave lehtësuese për ekonominë reale.
“Pikëpamja trajton se opsione të ndryshme duhet të shihen si një paketë, si një kombinim instrumentesh me përpjesëtueshmëri domethënëse dhe sinergji. Eksperienca ka treguar se një paketë, siç është kombinimi i uljes së normave dhe blerja e aseteve, ishte më efektive se një sekuencë aksionesh selektive”, tha BQE, përcjell Telegrafi.
Normat shumë nivelëshe të depozitave mund të jenë ndër masat më kontradiktore që po merren nën shqyrtim.
Disa politikbërës argumentuan se normat negative të interesit po rrisnin presionin në sektorin bankar, ndërsa të tjerë paralajmëruan për pasojat e paqëllimshme të një ndryshimi të tillë në politika.
Eurozona pati një rritje të dobët në tremujorin e dytë dhe Gjermania, që është ekonomia më e madhe e bllokut mund të ndodhet në recesion teksa lufta tregtare botërore, ngadalësimi i Kinës dhe paqartësia ndaj BREXIT-it i bllokojnë kërkesën për eksporte dhe zbehin vetëbesimin në sektorin e saj të fabrikimit.
Megjithëse ekonomia e brendshme është mbajtur relativisht mirë, tashmë ka shenja se telashet e importuara po fillojnë të ndikojnë në rritjen ekonomike me shtimin e pakët të vendeve të punës dhe rënies së vetëbesimit në sektorin e shërbimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata – Auto Mita
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?