Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, i cili ishte pjesë e strukturave të Nisma Socialdemokrate, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Këtë e ka bërë të ditur, ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ish-ministri ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës mirëpo nuk ka përmendur se cilit subjekt do ti bashkohet.
“Unë do të vazhdoj të jem pjesë e politikës. Bashkë me ata që më përkrahën, ata që më deshën do të vazhdojmë të japim kontributin tonë ruajtjen e shtetit, zhvillimin e tij dhe hapjen e perspektivave të reja”, ka thënë ndër të tjera Hasani.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje
Siç edhe jeni në dijeni ka ca muaj që nuk jam aktiv në NISMA për Kosovën. Rrugët tona sot po ndahen edhe zyrtarisht. Dua të ju njoftoj të gjithëve se që nga sot jap dorëheqje nga të gjitha detyrat e mia në këtë subjekt.
Prej themelimit të NISMA’s kam qenë tejet aktiv në të gjitha aktivitetet që kanë pasur të bëjnë me rritjen, shtrirjen dhe promovimin e kësaj partie që bashkë me miq e ndërtuam me shumë mund e punë.
Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam kursyer asgjë as financiarisht që ky subjekt të jetë ku është sot.
Kam pasur ditë prej më të mirave dhe ditë po ashtu të rënda. Sot dalë ballëhapur para të gjithëve sepse kam punuar vetëm ndershëm. Bashkë me njerëz të mirë me të cilët kam rrugëtuar edhe si kryetar dege, si anëtarë i kryesisë qendrore të NISMA’ s por edhe për një vit si ministër i kësaj partie në Qeverinë e Kosovës, kemi punuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për popullin tim, për fëmijët tanë.
Por, ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, të vështirë e plot sfida ndërruan faqe sapo shijuan privilegjet që t’i jep pushteti e paraja. Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën e njerëzve më të mirë të këtij vendi. Prandaj rrugët tona u ndanë. Kush më njeh e di mirë që unë kur e mbylli një kapitull nuk e kthej kokën prapa dhe as që dua të diskutoj, sepse nuk kam frikë nga asnjë gjë që e kam bërë gjatë punës. Thjeshtë ne nuk shikonim në drejtim të njëjtë me drejtuesit e partisë.
Miq, unë do të vazhdoj të jem pjesë e politikës. Bashkë me ata që më përkrahën, ata që më deshën do të vazhdojmë të japim kontributin tonë ruajtjen e shtetit, zhvillimin e tij dhe hapjen e perspektivave të reja. Kosova ka nevojë për njeriun e ndershëm, punëtorë dhe që e do këtë vend jo vetëm kur të ofron privilegje, por që je i gatshëm kurdoherë për të. Lufta jonë tash e tutje është për ta mbrojtur atë që u ndërtua mbi gjakun dhe mundin e shumë qytetarëve.
Edhe një herë, shumë respekt dhe falënderim për ju që më mbështet dhe ju pata krah në rrugën time.
Shihemi shpejt në projekte të reja!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore