LAJMI I FUNDIT:

Toure: Unitedi shqetësohet nga forma jonë, ne duhet të jemi të kujdesshëm nga kundërsulmet e tyre

Toure: Unitedi shqetësohet nga forma jonë, ne duhet të jemi të kujdesshëm nga kundërsulmet e tyre
MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 27: Yaya Toure of Manchester City is tackled by Henrikh Mkhitaryan of Manchester United during the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on April 27, 2017 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Veterani i Manchester Cityt, mesfushori Yaya Toure ka folur rreth taktikave të Jose Mourinhos përpara udhëtimit të së dielës në Manchester United për derbin e javës në Ligën Premier.

Toure beson se Unitedi janë të shqetësuar nga forma e lartë e treguar nga udhëheqësit e Ligës Premier.

“Kjo lojë mund të na japë një ngritje për të ardhmen. Këtë vit mendoj, kur e shihni Unitedin, do të jenë të shqetësuar për ne”, ka thënë fillimisht Toure.


Vetëm katër skuadra vazhdojnë të jenë të pamposhtura në top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Vetëm katër skuadra vazhdojnë të jenë të pamposhtura në top pesë ligat evropiane

Unitedi mposhti Arsenalin me rezultat të thellë në ndeshjen e fundit në kampionat dhe Toure paralajmëroi se do të përbëjnë një kërcënim real për Cityn.

Derbi i madh lokal gjithmonë dhuron emocione, duele dhe gola (Getty Images)

“Ata do të jenë shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe ne duhet të jemi gati për këtë. Përndryshe ne pamë ndeshjen që ata luajtën kundër Arsenalit disa ditë më parë – kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Unë mendoj se me lojtarë si Lukaku, Ibrahimovic dhe Lingard, i cili luan mirë, Rashford dhe Martial, ata janë shumë të shpejtë”.

Mata: Jetojmë për ndeshje si kjo me Manchester Cityn
Lexo po ashtu Mata: Jetojmë për ndeshje si kjo me Manchester Cityn

“Ne duhet të kemi një paraqitje të madhe të dielën. Do të jetë e vështirë sepse mënyra se si e keni parë Shakhtarin të luajë kundër nesh është mënyra që Unitedi do të luajë – kundërsulm, kundërsulm. Shumë shpejt dhe shumë fortë”.

“Kur shoh ndeshjet e Unitedit duke luajtur kundër skuadrave të mëdha, ata gjithmonë presin një gabim për të goditur ekipet në kundërsulm”, përfundoi mesfushori nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ndërkombëtare
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën

Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën

La Liga
Kalo në kategori