LAJMI I FUNDIT:

Tash në RTV Dukagjini, “Përballje”: A do të gjejë përkrahje komisioni i Thaçit për të vërtetën dhe pajtim? (Video)

Tash në RTV Dukagjini, “Përballje”: A do të gjejë përkrahje komisioni i Thaçit për të vërtetën dhe pajtim? (Video)

Në emisionin “Përballje” që transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com, me autor Muhamet Hajrullahu, sonte po diskutohet për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe se a mund të ketë pajtim shqiptaro-serb pa zbardhjen e fatit të personave të zhdukur?

Cili do të jetë roli i Komisionit për të vërtetën e pajtimin nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi?


Çka thonë për këtë nismë Shoqatat e personave të zhdukur  e çka shoqëria civile?

Pse sipas familjarëve të personave të zhdukur është dashur që në Bruksel tema e personave të zhdukur të jetë kusht për bisedime.

A duhet së pari të thuhet e vërteta, e pastaj pajtimi? A është ky komision rajonal, a vetëm për Kosovën?

Për të diskutuar për këto tema në studio janë:

Bajram Qerkini – Kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve;

Ardian Arifaj – këshilltar, Presidenca e Kosovës

Teuta Hoxha – drejtore e YIHR,  Kosova

Hysni Berisha – Shoqata për gjetjen dhe identifikimin e krimeve të luftës “Shpresimi” në Suharekë

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/