LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i Evertonit zëvendëson Hasin

Ish-trajneri i Evertonit zëvendëson Hasin

Roberto Martinez pritet të jetë pasardhësi i Besnik Hasit te Anderlechti.

Sipas Daily Mail, trajneri spanjoll është në bisedime për t’u bërë menaxher i ri i skuadrës më të madhe belge.


Spanjolli, u lirua nga detyrat e tij në Everton në muajin maj, pas një sezoni zhgënjyes, por për shërbimet e tij kanë qenë të interesuara plot skuadra.

Sipas medieve angleze, Martinez, që pas shkarkimit nga Everton, ka qenë i lidhur me skuadrat, Southampton dhe Derby.

Megjithatë, spanjolli pritet të zgjedh Anderlechtin, pasi janë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, duke qenë së përfunduar në vendin e dytë sezonin e kaluar. /Telegrafi/