Ndërkohë që djemtë me fytyrë vogëlushësh u futën me nervozizëm në skenën e X Factor, të paktë janë ata që mund të kenë parashikuar se do bëheshin superyje globale.

Por, shtatë vite më pas, ndërkohë që të gjithë janë 25 vjeç ose më poshtë, të pestë djemtë vlejnë minimalisht 50 milionë funte secili.

Një vit pasi lajmëruan “gjysëm-tërheqjen” si grup, Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik kanë shitur 10 aksione të kompanisë së tyre, 1D Media për 70 milionë funte, ose ndryshe 14 milionë funte secili.

Për të mos folur pastaj për sipërmarrjet personale të gjithësecilit, të cilat shkojnë në miliona funte tjera.

Secili prej djemve po shijon suksesin, por Zayn Malik vazhdon të jetë më i përfoluri sidomos për shkak të lidhjes me Bella Hadid. /inTV/Telegrafi/