LAJMI I FUNDIT:

400 milionë klikime për “Unforgettable” nga French Montana (Video)

400 milionë klikime për “Unforgettable” nga French Montana (Video)

Hip hop superylli, French Montana, ka publikuar kohë më parë videoklipin e tij “Unforgettable”.

“Unforgettable” është realizuar në prill në Ugandë në një video karakteristike me shumë fëmijë afrikanë duke vallëzuar. Video që pati regji nga vet French Montana u pëlqye mjaft shumë.


French Montana në hitin “Unforgettable” me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

Video ka arritur tashmë 400 milionë klikime dhe është certifikuar me platinum.

Lajmet e fundit rreth French Montanës
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth French Montanës

Ky projekt bëri xhiron e botës dhe isht nga hitet më të mëdha të verës.

Ndryshe, French Montana po shijon vitin më të mirë në karrierë pas suksesit edhe me albumin “Jungle Rules”.

French Montana së fundmi realizoi duet me Era Istrefin, superyllin e muzikës shqiptare, një projekt që u prit mirë.

https://www.instagram.com/p/BZ1toujHH2a/

“No I Love Yous” arriti shifrën e dy milionë klikime për katër ditë. /Telegrafi/