LAJMI I FUNDIT:

23 vjet pas, qytetarët rrëfejnë për netët e bombardimeve të NATO-s

23 vjet pas, qytetarët rrëfejnë për netët e bombardimeve të NATO-s

Kanë kaluar 23 vjet që kur forcat e NATO-s bombarduan Serbinë për të ndalur gjenocidin mbi popullin e pambrojtur të Kosovës.

Edhe pse nga ajo ditë deri më sot kanë kaluar mbi dy dekada, për Xhelil Zullufin ato kujtime mbesin të freskëta.


Ai thotë se në lajme e ka kuptuar momentin e fillimit të bombardimeve mbi Serbinë.

“Gëzim më të madh se ajo ditë unë në jetë nuk kam pasur. Vajtimin që e kamë bërë atë ditë nuk do të bëja sot edhe nëse e gjithë familja më shkon”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Xhelil Zullufi.

Ai thotë se 78 ditët e bombardimeve të NATO-s i janë dukur sikurse 100 vjet, megjithatë ai ishte optimist se liria do të vinte brenda atyre netëve.

“Ka pasur trishtim të madh kur u futën rusët sa që shoqja më ka thënë: “Po përshëndetemi se nesër nuk do të dalim të gjallë”, pasi kishte vazhdimisht të shtëna. Unë i kam thënë se nuk përshëndetemi dhe kam qenë optimist se lirinë do ta gëzojmë”, thotë Zullufi.

Qytetari nga Prishtina, Ismet Duriqi kujton netët e marsit të vitit 1999 dhe frikën më të madhe që patën.

“Ishin net shumë të gjata. Frikën më të madhe e kishim se çfarë do të ndodh me vajzat dhe gratë shqiptare. Unë një jetë e kisha dhe nuk frikohesha për të, por dëgjonim se po bëheshin masakra e dhunime mbi pleq, gra, femra e fëmijë”, rrëfen ai, përcjell Telegrafi.

Gjon Hajdari, i cili ishte në Kosovë gjatë gjithë luftës, thotë se fillimi i bombardimeve të NATO-s intensifikoi edhe më shumë sulmet e serbëve.

“Ishim të okupuar dhe atë ditë e kemi pritur gjatë gjithë shqiptarët…Megjithatë ato net kanë qenë një ankth i madh, pasi serbët janë vërsulur edhe më shumë ndaj nesh. Mirëpo fati deshi e neve na shpëtoi bota”, deklaroi Hajdari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori