LAJMI I FUNDIT:

Edvin Murati: Allez Shqipëri, ta kalojmë grupin

Edvin Murati: Allez Shqipëri, ta kalojmë grupin

Dikur tifozët kuqezi e thërrisnin Maradona i Ballkanit, Padyshim edhe për ata që nuk jetojnë vetëm me futbollin do të mbahet mend për atë gol të befasishëm me fanellën e Kombëtares ndaj Greqisë kampione të Evropës.

Edvin Murati është një ndër futbollistët e parë shqiptarë që “zbuluan” Francën me një karrierë 12 vjeçare në Ligue 1, kryesisht në radhët e PSG. Jeton aty prej 20  vitesh dhe sot padyshim që nuk mund të ishte larg Kombëtares që ka nisur përgatitjet në tokën franceze për Evropianin. Kush më mirë se Edvin Murati mund të japë dhe përshtypjen se si u përjetua në vendin organizator të Evropianit 2016 kualifikimi i Shqipërisë në finalet e kompeticionit kontinental.

“Në Francë kualifikimi i Shqipërisë ishte një surprizë shumë e madhe, duke qenë se ishte hera e parë për ne. Në Francë nga lojtarët njohin Lorik Canën dhe jo të tjerët, por kjo arritje u prit mirë sepse jemi shumë afër Francës dhe pata shumë mesazhe inkurajuese për ekipin Kombëtar”

Ka luajtur mbi 40 ndeshje me Kombëtaren, Zvicrës madje edhe i ka shënuar, por gjatë një karriere të pasur Murati nuk e pati fatin të përballej ndonjëherë me Francën.

“Tani si i thonë, murit me kokë nuk i bihet. Nuk e pata fatin, megjithëse e kisha ëndërruar shumë, por nuk arrita të luaj kundër Francës. megjithatë jam shumë i kënaqur për këtë kualifikim të Shqipërisë pasi është një krenari shumë e madhe”.

Një figurë e respektuar për atë që ka dhënë në Ligue 1, Murati edhe sot ruan kontakte të ngushta me emra të rëndësishëm të futbollit francez.

” Jemi në marrëdhënie shumë të mira me Federatën Franceze edhe sepse në këto dy sezone kemi luajtur me Francën, jemi shumë afër me Presidentin e Federatës dhe me lojtarë si Sissoko, Cabaye apo Matuidi që është te PSG, shihemi shpesh dhe unë ju them Allez Albania, (Forca Shqipëria)”

Por sa e njohin francezët Kombëtaren Shqiptare.

“Me thënë të drejtën nuk e njohin shumë , por kanë dëgjuar për ndeshjen me Serbinë, për dronin, gjithsesi i vënë rëndësi më shumë Rumanisë dhe Zvicrës çka e shikon edhe nëse lexon L’equipe që ka më shumë lajme për Zvicrën dhe Rumaninë. Gjithsesi nuk ka nënvlerësim, nuk na nënvlerësojnë pasi dy ndeshjet i kemi luajtur shumë mirë me Francën, dhe padyshim që nuk do të na nënvlerësojnë”.

Murati sot bën menaxherin dhe beson se me një paraqitje të mirë në Evropian lojtarët shqiptarë mund ti hapin vetes dyer të rëndësishme.

“Kjo është një vitrinë evropiane dhe për çdo lojtar është një ëndërr që të luajë në Evropian, të gjithë çunat që e meritojnë dhe luajnë mirë mund ti hapin dyert e një klubi prestigjioz”.

Në fund edhe një parashikim për shanset e Shqipërisë në grup.

“Forca jonë është që luajmë të gjithë bashkë, kualifikimi është i mundshëm sepse me rregulloren e re edhe me një fitore mund të kualifikohemi. Ndeshja e parë me Zvicrën është shumë e rëndësishme pasi një barazim aty na jep shpresa për tu kualifikuar.

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori