Berisha: Fituam me meritë


Fadil Berisha, trajneri i ri i Prishtinës, që debutoi me fitore në xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës ndaj Gjilanit, ka deklaruar se skuadra e tij meritoi fitoren.
Prishtina fitoi me rezultat 1 me 0 nga një gol i Berat Hysenit nga pika e bardhë në minutën e 81-të për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Lexoni më shumë: Kampioni fuqishëm triumfon në Mitrovicë
“Fituam me meritë. Gjilani ma shumë është mbrojtur dhe nuk na lejoi të luajmë lojë të mirë”, është shprehur Berisha pas ndeshjes për gazetarët.
Prishtina mbetet në pozitën e dhjetë me 24 pikë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më lartë.

Nga
Telegrafi
27/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































