LAJMI I FUNDIT:

​Skandali seksual, edhe Steven Seagal në listë

​Skandali seksual, edhe Steven Seagal në listë

Një tjetër emër i njohur i shtohet listës së grabitqarve seksualë, në skandalin që po trondit Hollivudin.

Aktorja Portia de Rossi akuzon aktorin dhe producentin Steven Seagal për ngacmime seksuale.


Bashkëshortja e prezantueses së famshme Ellen De Generes i ngriti pretendimet në një postim në rrjetin social Twitter. 44-vjeçarja pohon se gjatë një audicioni, Seagal i kishte thënë se sa e rëndësishme ishte kimia jashtë ekranit, duke zbërthyer më pas zinxhirin e pantallonave.

Menaxheri i aktorit të njohur të filmave aksion në vitet ‘80 e ‘90 deklaroi se ai nuk kishte komente lidhur me pretendimet

65-vjeçari mori shtetësinë ruse nga presidenti rus në vitin 2016. Disa gra të tjera kanë akuzuar Seagal për sjellje të papërshtatshme dhe shantazh seksual përfshirë aktoren Julianna Margulies dhe Jenny McCarthy.

Ai është personi i fundit në Hollivud që përballet me akuza të tilla, në vazhdën e skandalit që nisi me producentin Harvey Weinstein.

Në postimin e saj De Rossi deklaron se në atë kohë i kishte treguar agjentit të saj por nuk u morr në konsideratë. Ajo nuk e specifikoi se për audicionet e cilit film bëhet fjalë apo vitin kur ka ndodhur incidenti.

Aktorja australiano-amerikane është e martuar me De Generes prej 9 vitesh. Kjo e fundit shpërndau postimin e De Rossit për 75 milionë ndjekësit në Twitter, duke theksuar se ishte krenare për bashkëshorten. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori