LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Hamasit pohon se grupi nuk dëshiron një armëpushim tjetër të përkohshëm

Zyrtari i Hamasit pohon se grupi nuk dëshiron një armëpushim tjetër të përkohshëm

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar më shumë se 100 pengje që Izraeli thotë se janë ende në Gaza, ka thënë një zyrtar i Hamasit.

Një nga zyrtarët e lartë të Hamasit në Liban thotë se nuk ka pasur bisedime në lidhje me një marrëveshje rreth lirimit të pengjeve në këmbim të një armëpushimi tjetër të përkohshëm.


Osama Hamdan ka thënë për Al Jazeera se Hamasi ka informuar ndërmjetësit se prioriteti i grupit është një armëpushim i përhershëm.

Izraeli bombardon jugun e Libanit
Lexo po ashtu Izraeli bombardon jugun e Libanit

“Aktualisht nuk flitet për lirimin e pengjeve përpara se të ndalojnë luftimet”, tha ai.

Zyrtari i Hamasit vazhdon të akuzojë Izraelin për rrjedhje të informacionit të rremë në mënyrë që të shmangë presionin e brendshëm në rritje ndaj qeverisë për një marrëveshje pengjesh.

Ndryshe, më shumë se 20 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve të vdekur.

Rreth 1200 izraelitë u vranë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ndërsa rreth 240 njerëz janë marrë peng. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori