LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e FIFA-s e UEFA-s tashmë janë në Kosovë

Zyrtarët e FIFA-s e UEFA-s tashmë janë në Kosovë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s kanë arritur të martën në Kosovë.

Pjesë e delegacionit janë: Senesh Erzik, kryetar i Komisionit të Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gileron, kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës nga FIFA, si dhe Costakis Koutsokoumnis nga Qiproja dhe francezi Thiery Favre nga UEFA.


Ata do të qëndrojnë në Kosovë këto dy ditë, ku do të zhvillojnë takime me krerët e futbollit të Kosovës, por edhe me zyrtarë të ndryshëm dhe krerë të institucioneve të Kosovës.

Delegacioni në fjalë do të njoftohet me zhvillimet në futbollin e Kosovës, pak më shumë se tri javë para vendimit final të UEFA-s për futbollin kosovar.

Shtëpia e futbollit kosovar e ka dërguar edhe agjendën e vizitës së mysafirëve, të cilët të mërkurën do t’i vizitojnë zyrat e FFK-së, stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin e qytetit në Prishtinë.