LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sinan Bytyqi bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Sinan Bytyqi bëhet me skuadër të re

Talenti i Manchester Cityt nga Kosova Sinan Bytyqi është bërë me skuadër të re.

Ai është huazuar te skuadra holandeze Go Ahead Eagles dhe është shprehur shumë i lumtur dhe me këtë rast ai ka postuar një fotografi me fanellën e ekipit të ri.


Bytyqi nuk është lojtari i vetëm nga Kosova që luan në Holandë, pasi në shtetin e luleve luajnë edhe Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina.

Vlen të theksohet se Bytyqi ka pranuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/