LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Xavi Simons largohet nga Barcelona

Zyrtare: Xavi Simons largohet nga Barcelona

Xavi Simons është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pasi kishte kundërshtar që ta vazhdonte kontratën me klubin katalunas.

Talenti 16-vjeçar ishte përshkruar si njëri ndër lojtarët më të mirë në La Masia, pasi videot nga paraqitjet e tij u bënë virale në internet.


Simonsit i ishte bërë me dije se do të inkuadrohej në skuadrën e parë në vitet e ardhshme, por pas nëntë vitesh në klub, ai mori vendimin që të largohej në këtë verë.

“Unë po e lë një pjesë timen në Barcelonë dhe do të marrë një pjesë të Barcelonës me vete” ka thënë ai.

“Sot nuk është e lehtë, të thuash lamtumirë është një nga gjërat më të vështirat në jetë dhe sot është radha ime të them lamtumirë për atë që ka qenë shtëpia ime, familja ime, jeta ime për aq kohë sa unë mund të kujtoj”.

“Ishte një ëndërr që u bë realitet kur unë vesha fanellën time të parë të Barcelonës, nëntë vjet më parë si një lojtar 8-vjeçar”, ka shtuar më tej Simons në letrën lamtumirëse.

Talenti aktualisht përfaqësohet nga agjenti i njohur italian, Mino Raiola, pritet që në këtë verë të transferohet te Paris Saint-Germian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori