LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Wan-Bissaka transferohet te West Hami

Zyrtare: Wan-Bissaka transferohet te West Hami

West Ham United ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Aaron Wan-Bissaka nga Manchester Unitedi.

Transferimi prej 15 milionë funtesh i Wan-Bissaka në West Ham është zyrtar, konfirmoi Manchester United të martën pasdite.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Aaron për kontributin e tij në klub dhe i urojmë atij gjithë të mirat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.


Disa minuta më vonë erdhi zyrtarizimi edhe nga klubi londinez.

“West Ham United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Aaron Wan-Bissaka. Mbrojtësi i djathtë, 26 vjeç, i bashkohet Hammers nga Manchester United në një kontratë shtatëvjeçare për një tarifë të pazbuluar”, shkruan faqja zyrtare e Çekanëve.

26-vjeçari është larguar nga Old Trafford në një transferim të përhershëm, duke nënshkruar një kontratë 7-vjeçare me klubin nga londinez.

United do të zëvendësojë mbrojtësin e krahut me Noussair Mazraoui të Bayern Munichut, pasi ranë dakord për një marrëveshje prej rreth 20 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi shfaqet si opsion për t’u bërë trajner i ekipit të madh

Xavi shfaqet si opsion për t’u bërë trajner i ekipit të madh

Bundesliga
Rooney i zhgënjyer me tifozët e Arsenalit, thotë se ata mund ta bënin ekipin të fitonte

Rooney i zhgënjyer me tifozët e Arsenalit, thotë se ata mund ta bënin ekipin të fitonte

Liga e Kampionëve
Një mori sanksionesh pas finales së Kupës së Mbretit për Real Madridin: Rudiger e pëson keq, Lucas më butë – ‘fiton’ Bellingham

Një mori sanksionesh pas finales së Kupës së Mbretit për Real Madridin: Rudiger e pëson keq, Lucas më butë – ‘fiton’ Bellingham

La Liga
E papritur, dështon marrëveshja e Ancelottit me Brazilin

E papritur, dështon marrëveshja e Ancelottit me Brazilin

La Liga
Nico Williams i ka shokuar Arsenalin dhe Chelsean me kërkesat e tij për pagë

Nico Williams i ka shokuar Arsenalin dhe Chelsean me kërkesat e tij për pagë

Premier League
Kërkohet nga top klubet evropiane, Tonali merr vendim për të ardhmen

Kërkohet nga top klubet evropiane, Tonali merr vendim për të ardhmen

Premier League
Kalo në kategori