LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Teo Hojc bëhet trajner i KB Prishtinës

Zyrtare: Teo Hojc bëhet trajner i KB Prishtinës

Sigal Prishtina ka konfirmuar se Teo Hojc do të jetë trajneri i tyre i ri.

Klubi bardhekalter e zyrtarizoi marrëveshjen me sllovenin, e që do ta drejtojë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.


Teo Hojc së fundmi ishte trajner në klubin e njohur sllovak, Patrioti Levice ku për katër vite në drejtim të këtij klubi arriti të fitoj titullin në sezonin 2018 dhe kupën në sezonin 2019.

Prishtina ka falënderua edhe Bujar Locin për kontributin e dhënë në skuadër.

“Falënderojmë trajnerin e deritanishëm Bujar Locin – Bukin, për punën e palodhur që e ka bërë në skuadrën tonë, në njërin prej sezoneve më të vështira që ka pasur klubi vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Bujar Loci me gjithë vështirësitë që kemi pasur në këtë edicion, arriti që ta bëj Sigal Prishtinën Kampion Vjeshtor si dhe ta fitoj Super Kupën, dhe ta udhëheqë ekipin në Euro Cup me shumë dinjitet. Bujar Loci tani e tutje do të ketë pozitë të re në klubin tonë, atë të ndihmëstrajnerit te parë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori