LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Southamptoni shkarkon Mauricio Pellegrinon

Zyrtare: Southamptoni shkarkon Mauricio Pellegrinon

Klubi i Southampton ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mauricio Pellegrino.

Edhe asisteni Carlos Compagnucci dhe asistenti i parë Xavier Tamarit, po ashtu kanë ndarë rrugët me klubin.


“Klubi dëshiron t’i falënderojë Mauricion, Carlosin dhe Xavierin për punën e tyre  që kanë bërë te Southamptoni, duke iu uruar shumë fat në të ardhmen”.

“Klubi është duke punuar që ta sjell sa më parë trajnerin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Southampton ka 28 pikë në Ligën Premier.

Klubi i njohur rrezikon rënien pasi që është në pozitën e 17 me vetëm një pikë më shumë se Stoke dhe Crystal Palace.

Klubi e shkarkoi Pellegrinon pas humbjes turpëruese me Neëcastle Unitedin. /Telegrafi/