Drenica ka arritur marrëveshje me Sami Sermaxhaj që të bëhet trajner i tyre.

Klubi nga Skenderaj mbeti pa trajner, pasi Bledar Devolli dha dorëheqje nga posti i strategut.

Kështu, Drenica tani ka arritur marrëveshje me Sermaxhajn që të drejtojë skuadrën për ndeshjet e ardhshme.

Postimi i plotë i Drenicës në Facebook (pa ndërhyrje):

Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur , Sami Sermaxhaj. Ai sot është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv , Lulzim Fazliu.

Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij edicioni.

Reklama

Së bashku me Kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmës trajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.

Reklama

Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/