LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Roma nënshkruan me Ante Coricin

Zyrtare: Roma nënshkruan me Ante Coricin

Roma e ka konfirmuar blerjen e Ante Coric nga Dinamo Zagreb për 6 milionë euro.

Kroati ka arritur në fundjavë në Itali, ku i ka kryer testet mjekësore në Villa Stuart.


“Klubi AS Roma është i lumtur t’ju njoftojë se ka arritur marrëveshje me kroatin Ante Coric”.

“Coric, 21 vjeç bashkohet te Giallorossët nga Dinamo Zagreb,  në marrëveshje bazike për 6 milionë euro”.

Coric duke nënskhkruar (Foto: As Roma)

“Ai kishte marrëveshje deri më 30 qershor 2020, ku Dinamo mban ende 10 për qind të kontratës”.

“Mesfushori ka nënshkruar kontratë për pesë vite deri me 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit Gialloross.

Roma ka filluar të mendojë për stinorin e ardhshëm. /Telegrafi/