LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rami Hadar trajner i Kosovës në basketboll

Zyrtare: Rami Hadar trajner i Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e Përfaqësueses A, Rami Hadar.

Hadar së fundi u shpall kampion i Kosovës me Pejën, duke dëshmuar se është një trajner i nivelit të lartë, ndërsa ka përvojë të madhe në basketbollin evropian.


Rami Hadar ka mbi 30 vjet përvojë në basketbollin evropian, ku ka drejtuar skuadra të mëdha si Maccabi Haifa, Maccabi Haifa dhe Maccabi Be’er Sheva.

Për të do të jetë hera e parë që udhëheq një kombëtare A, ndërsa tani i njeh shumicën e basketbollistëve vendorë të Kosovës. Ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Izrael dhe ka përvojë në ligën më të fortë evropiane, Euroleague, që njihet si trajneri më i mirë izraelit.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu hapi konferencën për media, me një falënderim të veçantë, duke falënderuar të gjithë mediat për përkrahjen e vazhdueshme.

Gjatë prezantimit Fetahu u shpreh se Rami Hadar është trajner me shumë përvojë dhe njohuri të mëdha për lojën dhe strategjinë në basketboll.

“Jemi me fat dhe jemi mirënjohëse që trajneri ka pranuar ta udhëheq Kosovën për tri vitet e ardhshme dhe së bashku kemi përgatitur gjithçka për ciklin para kualifikues.”

Trajneri Hadar ka falënderuar Federatën për besimin e dhënë dhe ka premtuar që do të jap maksimumin.

“Së pari falënderoj Federatën për mundësinë. Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë dhe së bashku me këtë punë vjen dhe përgjegjësia e saj dhe ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime. E shoh si një sfidë në karrierën time si dhe një nga punët më të rëndësishme”.

Tutje Hadar ka thënë së beson në ‘rosterin’ e lojtarëve dhe në lojtarët, por gjithashtu janë duke shikuar edhe mundësinë e natyralizimit të lojtarëve, të cilët do të mund të kontribuojnë.

Hadar ka folur edhe për Kosovën si vend, duke e cilësuar edhe të bukur dhe me njerëz shumë mirëpritës.

Kryetari Fetahu ka njoftuar edhe se gjatë kësaj jave do të behën të ditur edhe ndimhestrajnerët e Përfaqësueses A.

Tutje Kryetari Fetahu ka treguar se është menduar që ndeshjet para kualifikuese do të zhvillohen në Prizren. Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori