Zyrtare: Rakitic, kontratë pesëvjeçare me Barcën

Futbollisti kroat ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Camp Nou.
26-vjeçari, i cili ndodhet në Brazil me Kroacinë, do të zë vendin e lënë bosh pas largimit të Cesc Fabregas, i cili nënshkroi për Chelsean.
Si pjesë e marrëveshjes, i riu Denis Suarez do të kalojë në Ramon Sanchez Pizjuan në formë huazimi dyvjeçar.
Rakitic iu bashkua Sevillas në janar të vitit 2011 nga Schalke dhe që atëherë është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































